Site icon Telegrafi

Trump, fuqive evropiane: Shfarosni ISIS-in nga Libia, kësaj radhe SHBA-ja nuk do ndërhyjë

Presidenti Donald Trump, ka përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes ushtarake në Libi për të luftuar ISIS-in por tha se të gjitha kombet e tjera duhet të punojnë për shfarosjen e këtij armiku barbar.

Në një konferencë me Kryeministrin italian, Paulo Gentiloni të  enjten, Trump tha se një nga vendet në të cilat SHBA-të nuk do të ndërhynte ushtarakisht është Libia.

“Unë nuk shoh ndonjë rol në Libi. Nuk e shoh të nevojshme rolin e amerikës për zhdukjen e ISIS-it”, ka thënë Trump, duke shtuar se SHBA-të kanë “mjaft role” për momentin.

Ai ka falënderuar kryeministrin italian për rolin e shtetit të tij në ofensivën kundër ISIS-it.

“Të gjitha kombet duhet të dënojnë këtë armik barbar dhe të vazhdojnë  punojnë  për zhdukjen e tij pë rfundimtare”, tha Trump./SYRI.net/

Exit mobile version