Site icon Telegrafi

Trump forcon qëndrimin e tij kundër hyrjes së myslimanëve në ShBA pas incidentit në Orlando

I nominuari republikan për president të ShBA-së, Donald Trump, ua ka vënë fajin drejtpërdrejt myslimanëve radikal për vrasjen masive në klubin e natës në Orlando, për të cilët ka thënë se janë futur në Amerikë nëpërmjet një vale të refugjatëve, dhe se po tentojnë të marrin kontroll mbi fëmijët e amerikanëve.

Reuters raporton se Trump përdori vrasjen më masive në historinë e Amerikës për të përforcuar zotimin e vet që t’ua ndalojë emigrantëve myslimanë hyrjen në ShBA, duke propozuar se Amerika t’ua ndalojë hyrjen emigrantëve nga zonat e botës ku historia e terrorizmit është vërtetuar, transmeton Gazeta Express.

Gjatë një fjalimi për sigurinë kombëtare, Trump tha se ka ardhur kohë për të treguar të vërtetën rreth Islamit radikal.

“Nëse dëshirojmë ta mbrojmë cilësinë e jetës të të gjithë amerikanëve, grave dhe fëmijëve, homoseksualeve dhe jo homoseksualeve, çifutëve dhe të krishterëve, si dhe të të gjithë njerëzve, atëherë duhet ta themi të vërtetën për Islamin radikal dhe duhet ta bëjmë tani,” tha Trump.

“Kur të zgjidhem [president], do ta ndalojë emigrimin nga zonat e botës ku historia e terrorizimi është  vërtetuar kundër Shteteve të Bashkuara, Evropë apo kundër aleatëve tonë derisa ta kuptojmë tërësisht si t’i japim fund këtyre kërcënimeve,” përfundoi ai.

Exit mobile version