Gjersa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për të udhëtuar drejt kufirit SHBA-Meksikë, Trump u foli gazetarëve për dramën e fundit në Uashington.
“Ne nuk duam asnjë dhunë”, u tha ai gazetarëve, duke shtuar se “Asnjëherë dhunë, absolutisht asnjë dhunë”, raporton bbc.
Ai vazhdoi duke dënuar përpjekjen e fundit të demokratëve për ta hequr atë nga akuzat se u përpoq të nxisë një kryengritje të dhunshme kundër qeverisë së SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Shkarkimi, thotë Trump, është një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë e politikës”.
“Unë mendoj se po i shkakton një rrezik të jashtëzakonshëm këtij vendi dhe po shkakton një zemërim të jashtëzakonshëm”, shton ai.
Ndryshe, demokratët po përpiqen që ta shkarkojnë presidentin amerikan para se t’i mbarojë mandati më 20 janar. /Telegrafi/