“Nuk kam menduar se kjo është e mundur në Amerikë”, ishin fjalët që Donald Trump i tha të martën mbrëma lidhur me akuzën që disa orë më herët iu lexua në sallën e gjyqit të Nju Jorkut.
“Krimin e vetëm që e kam bërë, është që pa kurrfarë frike kam mbrojtur vendin tonë prej atyre që duan ta shkatërrojnë”, theksoi ish-presidenti amerikan, duke e cilësuar akuzën ndaj si ti “fyerje për kombin”, derisa qindra mbështetës e ndiqnin me vëmendje duke folur nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago në Florida, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë duke shkuar në ferr, dhe se edhe ata që nuk janë adhurues të tij kanë thënë se diçka e tillë nuk do të duhej të ndodhte.
Trump akoma këmbëngulë se gjithçka po bëhet për shkak të zgjedhje dhe se gjykatësi në Atlanta, për të cilin tha se është racist, po jep gjithçka nga vetja për ta akuzuar.
“Është një rast i rrejshëm i nisur ndaj meje për të përfshirë në zgjedhjet e vitit 2024”, shtoi Trump. /Telegrafi/