Telegrafi

Trump fiton në gjashtë shtete tjera, Biden në dy – vazhdon beteja për Floridën

Me mbylljen e vendvotime në shumë shtete amerikane, AP raporton se gara mes Biden dhe Trump është duke vazhduar.

Deri më tani Trump ka fituar në Dakotën e Veriut dhe atë të Jugut, Wyoming, Louisiana dhe Nebraska dhe Indiana, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër Biden ka fituar në dy shtete tjera – atë të New Yorkut dhe Nex Mexico.

Sipas rezultateve më të fundit, Biden ka siguruar 119 vota elektorale, derisa Trump me 92.

Kujtojmë që kandidatit fitues në zgjedhjet presidenciale i nevojiten 270 vota elektorale. /Telegrafi/