Donald Trump e ka falënderuar Iranin për lirimin e një studenti amerikan, si pjesë e një shkëmbimi të burgosurve dhe gjithashtu fajësoi Barack Obama ai ishte marrë nën administrimin e tij si president.
Kinezo-amerikani Xiyue Wang, 38 vjeç, i cili u arrestua në Iran për tre vjet me akuzë për spiunazh është liruar, derisa një iranian i burgosur u lirua nga Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
Wang, një student i Princeton, u la i lirë në Zvicër në këmbim të shtetasit iranian Massoud Soleimani, i cili po mbahej në një burg të Atlantës nën akuzën për shkeljen e sanksioneve tregtare amerikane kundër Iranit.
“Atë e morën gjatë presidencës së Obamas, është kthyer nën kur Trump ishte nën administrim. Falënderojmë Iranin për negociatat e drejta, po shihet se mund të kemi marrëveshje së bashku”, është shkruar Trump në një postim.
Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, raportoi se Soleimani ishte liruar ‘momente më parë, pas një viti arresti të paligjshëm dhe u ishte dorëzuar zyrtarëve iranianë në Zvicër’.
“Më vjen mirë që profesori Massoud Soleimani dhe Xiyue Wang, do të bashkohen së shpejti me familjet e tyre”, ka shkruar Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif në Twitter. /Telegrafi/