Presidenti amerikan, Donald Trump ka falur sherifin e Arizonës, Joe Arpaio, i dënuar për shpërfillje penale, në lidhje me ndalimin e emigrantëve.
85 vjeçari Arpaio, u shpall fajtor për shpërfillje penale të gjykatës, pasi ai kundërshtoi urdhërin e saj për të ndaluar patrullat e trafikut, që synonin emigrantët e dyshuar.
Sherifi i Arizonës pritej të dënohej në muajin tetor, ndërkohë që Trump paralajmëroi faljen e tij, gjatë një tubimi të mbajtur në Phoenix, të martën.
Presidenti amerikan e ka vlerësuar shpesh sherifin Arpaio, për qëndrimin e tij të diskutueshëm, në lidhje me emigracionin, ndërsa ky i fundit shfaqej në mënyrë të vazhdueshme, edhe gjatë fushatës elektorale të Trump, në vitin 2016.