Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dënuar sulmin me armë kimike në Siri, duke thënë se presidenti Bashar Al Asad do të “paguajë çmim të lartë” për të.
Trump ka shtuar se në sulmin me armë kimike ka shumë të vdekur, përfshirë gra dhe fëmijë.
Ai nëpërmjet Twitter-it ka fajësuar edhe presidentin rus Vlladimir Putin si edhe Iranin për mbështetje të siç ka shkruar “kafshën Asad”.
Many dead, including women and children, in mindless CHEMICAL attack in Syria. Area of atrocity is in lockdown and encircled by Syrian Army, making it completely inaccessible to outside world. President Putin, Russia and Iran are responsible for backing Animal Assad. Big price…
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) April 8, 2018
Opozitarët sirianë dhe aktivistët shpëtimtarë kanë thënë se në sulmin me gaz helmues në qytetin që e mbajnë rebelët janë vrarë shumë njerëz. Këtë sulm e kanë mohuar qeveria siriane. /Telegrafi/