Telegrafi

Trump është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore

Republikani i nominuar për president të ShBA-ve, Donald Trump është në gjendje të shkëlqyer fizike, sipas letrës së mjekut të tij.

70 vjeçari është i gjatë 1.9 metra, dhe peshon 116 kilogramë, gjë e cila e bën të ketë pak mbipeshë krahasuar me gjatësinë e tij.

Letra vjen pasi Hillary Clinton i është rikthyer fushatës, pas sëmundjes së pneumonisë, raporton BBC.

Të dy kandidatët janë përballur me kontrollin publik, mbi transparencën rreth shëndetit të tyre.

“Trump merr rosubastatin dhe një dozë të vogël të aspirinës”, thuhet në letrën e mjekut. “Ai nuk përdor produkte të duhanit apo alkoolit”, thuhet më tutje.