John Kelly është emëruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, shef i stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Lajmin e ka bërë të ditur mbasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, e cila kishte pasur një takim para disa javësh me gjeneralin Kelly.
“Presidenti Trump sapo emëroi gjeneralin John Kelly si shef të stafit të Shtëpisë së Bardhë. Kisha kënaqësi që u takova me gjeneralin Kelly disa javë më parë”, ka shkruar në “Facebook” Çitaku.
John Kelly njihet si mik i shtetit të Kosovës.