Site icon Telegrafi

Trump e Netanyahu flasin për “rrezikun që paraqet Irani”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, biseduan në telefon për kërcënimet strategjike që paraqet Irani.

“Dy liderët biseduan gjatë për rreziqet që dalin nga marrëveshja bërthamore me Iranin, për agresionin e Iranit në rajon dhe për nevojën për t’i trajtuar së bashku këto rreziqe”, tha zyra e Netanyahut.

Me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, midis Iranit dhe fuqive botërore, Republika Islamike ka kufizuar aktivitetin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, Netanyahu dhe kritikë të tjerë thonë se kur marrëveshja të skadojë pas 10 ose 15 vjetësh, Teherani do të jetë në prag të ndërtimit të bombës bërthamore.

Edhe Trump ka thënë se marrëveshja është “ndër më të këqijat që ka parë”.

Exit mobile version