Telegrafi

Trump e kundërshton transferimin e të burgosurve nga Guantanamo

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump e përsëriti kundërshtimin e tij për transferimin e të burgosurve nga burgu ushtarak amerikan Guantanamo në vendet e tjera.

Kundërshtimin e tij e sqaroi me atë që bëhet fjalë për “njerëz jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

“Nju-Jork Tajms” shkruan se Shtëpia e Bardhë e shqyrton transferimin e 20 të burgosurave të cilët duhet të transferohen në Itali, Oman, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidenti amerikan në largim Barack Obama i cili nuk arriti kompromis me Kongresin, premtoi në fushatën presidenciale në vitin 2008 se do ta mbyllë Guantanamon.

Kur e mori funksionin e presidentit në janar të vitit 2009 në atë burg gjendeshin 242 njerëz ndërsa sot ka edhe 59 të burgosur.