Telegrafi

Trump e ka komentuar edhe “trupin seksi” të aktores amerikane

Në një incizim nga viti 2004 i Donald Trump, dëgjohet ai duke komentuar edhe dukjen e aktores Lindsay Lohan.

Audioja e publikuar nga CNN, paraqet një intervistë të kandidatit republikan për president të SHBA-ve, derisa spekulon nëse Lindsay ka trup seksi, transmeton Klan Kosova.

Moderatori i radios, Howard Stern, dëgjohet duke diskutuar me pasanikun amerikan për aktoren, e cila asokohe ishte 18 vjeçare.

Në ato momente Trump është pyetur nëse do ta ndërronte zonjën Melania me aktoren hollivudiane. Ndërsa ai kishte përfunduar duke i thënë moderatorit: “Po ju çfarë mendoni për Lindsay Lohan?”. Stern i është përgjigjur duke thënë: “Mendoj se ajo është seksi”.

Lexo po ashtu Tetë gra akuzojnë Trumpin për ngacmim seksual (Video)

Derisa vet Trump, vazhdon të flasë: “Ka diçka të tillë, por ju sigurisht duhet të pëlqeni piklat. Unë kam parë në afërsi të gjoksit të saj dhe ajo është e mbushur me pikla. A jeni ju adhurues i piklave?”.

Ndërkaq, në përgjigje të regjistrimeve, menaxheri i Lohan ka thënë për CNN se aktorja nuk dëshiron të dijë asgjë në lidhje me këto çështje.

“Tani për tani, Lindsay ka zgjedhur që të përqendrohet në gjëra pozitive që ndodhin në jetën e saj, prandaj ka vendosur që të mos marrë parasysh komentet e bëra nga ana e kandidatit presidencial Donald Trump”, përfaqësuesi i aktores.