Ashtu siç pritej, Donald Trump ka falur këshilltarin e parë të sigurisë kombëtare, Michael Flynnin.
Presidenti i SHBA-së, Trump e ka falur këshilltarin që më parë u deklarua fajtor se kishte gënjyer hetuesit rreth kontakteve të tij me operativët rusë gjatë dhe pas fushatës presidenciale të vitit 2016.
“Është nderi im i madh të njoftoj se e kam falur plotësisht Gjeneralin, Michael T. Uroj Gjeneralin Flynn dhe familjen e tij të mrekullueshme. E di se tani do të keni një ‘Falënderim’ vërtet fantastik!”, ka shkruar republikani në llogarinë personale në Twitter.
It is my Great Honor to announce that General Michael T. Flynn has been granted a Full Pardon. Congratulations to @GenFlynn and his wonderful family, I know you will now have a truly fantastic Thanksgiving!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 25, 2020
Kjo falje është vetëm një në një seri të atyre që 74-vjeçari planifikon të bëjë para se të largohet nga presidenca e SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Kujtojmë se 61-vjeçari e kishte gënjyer FBI-në tre vjet më parë rreth kontakteve me Sergei Kislyakin, ambasadori i atëhershëm rus në Shtetet e Bashkuara.
I had to fire General Flynn because he lied to the Vice President and the FBI. He has pled guilty to those lies. It is a shame because his actions during the transition were lawful. There was nothing to hide!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 2, 2017
Trump e pushoi nga detyra Flynnin vetëm 22 ditë pasi erdhi në pushtet. Sidoqoftë, ai gjithmonë ka pohuar se hetimi ishte një “gjueti shtrigash” politike dhe se Flynn, një ish gjeneral dhe shef i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ishte një “njeri i mirë”.
Ndryshe, kryetar i Komitetit të Inteligjencës së Dhomës, demokrati Adam Schiff tha se presidenti do të “vepronte si një figurë e krimit të organizuar” nëse do ta falte ish-këshilltarin e tij. /Telegrafi/