Site icon Telegrafi

Trump e di që Putini është vrasës, por thotë se e respekton sepse as Amerika nuk është e pafajshme! (Video)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, në një intervistë për Fox News, ka folur për liderin e Rusisë, Vladimir Putin.

I pyetur nga gazetari Bill O’Reilly nëse ai e respekton Putinin, Trump është përgjigjur se po.

“Respektoj shumë njerëz, por kjo nuk do të thotë se do të pajtohem me ta. Ai është lider i shtetit të tij. Më mirë të shkojmë mirë me Rusinë, se jo. Dhe, nëse Rusia na ndihmon në luftën kundër ISIS-it, kjo është gjë e mirë”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, në reagimin e gazetarit se Putini është vrasës, Trump përgjigjet: “Ka shumë vrasës. Ne kemi shumë vrasës. Pse, a mendon ti që shteti jonë është i pafajshëm?”! /Telegrafi/

Exit mobile version