Donald Trump pohoi se është dashur ta ndalonte Facebookun ndërsa ishte president amerikan, por që drejtori i kompanisë, Mark Zuckerberg, e thirri vazhdimisht dhe në disa raste kishte darkuar në Shtëpinë e Bardhë dhe me këtë rast fliste në superlativ për të parin e SHBA-së.
Llogaritë e Trumpit në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook janë ndaluar – në Twitter përgjithmonë, në Facebook për të paktën dy vjet.
Në një deklaratë, Trump vlerësoi qeverinë nigeriane për ndalimin e platformës Twitter në Nigeri pasi urdhri i presidentit të atij vendi, Muhamed Buhari, u fshi për shkak të “shkeljes së rregullave”, raporton theindependent.
“Kush janë ata që diktojnë të mirën dhe të keqen kur ata vetë janë të këqij?”, tha ish-presidenti në një deklaratë, duke nxitur vendet e tjera të ndiqnin lëvizjet e Buharit.
Në të njëjtën kohë, Trump u bëri thirrje qytetarëve të fshijnë llogaritë në Facebook dhe Twitter sepse ata nuk lejojnë “fjalën e lirë dhe të hapur”.
“Unë e përgëzoj Nigerinë për ndalimin e Twitterit sepse e ndaloi presidentin e tyre”, tha Trump.
Ndalimi i Twitter në Nigeri erdhi pasi presidentit Bukhari, i cili iu referua luftës civile nigeriane katër dekada më parë, foli kundër atyre që mbështesin lëvizjen për pavarësi në juglindje të vendit. /Telegrafi/