Telegrafi

Trump i drejtohet kombit amerikan: Ky është fjalimi im më i rëndësishëm në jetë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu drejtua qytetarëve amerikanë përmes një video mesazhi.

“Ky është ndoshta fjalimi më i rëndësishëm që kam mbajtur”, tha Donald Trump në fillim të fjalimit të tij.

Ai tha se ishte qesharake sa zgjati saga e rezultateve të zgjedhjeve dhe se ishte detyra e tij, si president amerikan të mbrojë një sistem zgjedhor që ishte “nën sulme të koordinuara dhe rrethim”, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi paralajmëruar se nuk duhet të pranojmë rezultatet e para të zgjedhjeve dhe se do të duhen javë deri sa të shpallen rezultatet e vërteta”, tha Trump.

Trump gjithashtu pohoi se e ka këshilluar Joe Bidenin që të mos “ndërhyjë” në zgjedhjet presidenciale dhe të qëndrojë sa më larg.

Lexo po ashtu Trump do ta shpall kandidaturën për zgjedhjet e 2024, ditën kur do të inaugurohet si president Biden

“Ne nuk kemi nevojë për ju, është vendosur. Këto zgjedhje kanë mbaruar”, tha Trump.

“Sot do t’ju tregoj disa prova tronditëse të parregullsive zgjedhore!”, tha Trump para se të fillonte të paraqiste prova të mashtrimit zgjedhor. /Telegrafi/