Site icon Telegrafi

“Trump donte vrasjen e Assadit, por kërkesa e tij u injorua”

With Secretary of Defense James Mattis at his side, U.S. President Donald Trump speaks during a cabinet meeting at the White House in Washington, U.S., November 1, 2017. REUTERS/Kevin Lamarque

Përveçse e paraqet presidentin amerikan Donald Trump si një udhëheqës injorant deri në rrezikshmëri ndaj çështjeve botërore, një libër i ri flet edhe për atë se si presidenti Trump kishte bërë thirrje për vrasjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Sipas librit, përcjell Telegrafi, Trump i tha sekretarit të mbrojtjes, Jim Mattis, se donte të vriste Assadin pasi presidenti sirian nisi një sulm kimik ndaj civilëve në prill të vitit 2017.

“Le ta vrasim atë! Le të hyjmë. Le të vrasim shumë prej tyre”, ka thënë Trump, sipas autorit të librit, Bob Woodward.

Dhe siç thuhet më tej, Mattis i ishte përgjigjur Trumpit se do të “kujdesej për këtë”, por në vend të kësaj zhvilloi një plan për një sulm të kufizuar ajror që nuk kërcënonte Assadin personalisht.

Pasazhe nga libri i shkruar nga reporteri i famshëm Bob Woodward, u publikuan nga “Washington Post”.

Libri i ri “Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë” bazohet në qindra orë intervista me aktorë të dorës së parë në presidencën tashmë 20-muajshe të zotit Trump.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë të martën duke thënë: “Ky libër nuk është gjë tjetër veçse tregime të fabrikuara, shumë nga ish të punësuarit e pakënaqur, për ta bërë Presidentin të duket keq”. /Telegrafi/

Exit mobile version