Telegrafi

Trump dikur kishte organizuar Miss Universe në sallën e koncerteve në Rusi ku u vranë mbi 60 persona nga sulmi masiv

Një sulm vdekjeprurës ndodhi të premten në Moskë të Rusisë, përkatësisht në sallën më të madhe koncerteve në kryeqytetin rus, duke humbur jetën mbi 60 persona.

Salla e cila njihet sikurse Crocus City Hall ka qenë nikoqire e disa figurave të famshme që nga hapja në vitin 2009, duke përfshirë edhe ish-presidentin Donald Trump kur solli konkursin e tij të bukurisë në vitin 2013, konkursi tejet i njohur Miss Universe, shkruan BBC.

Trump në atë kohë tha se kishte ftuar presidentin rus Vladimir Putin në event, por udhëheqësi rus nuk u paraqit fare.

Eventi u ndërtua nga zhvilluesi i pronave nga Azerbajxhani, Aras Agalarov dhe nga djali i tij, Emin Agalarov, i cili është gjithashtu një këngëtar.

Menjëherë pas konkursit të vitit 2013, Trump u shfaq në një nga videoklipet e Eminit.

Kujtojmë, se sulmi i djeshëm në sallën Crocus City Hall kishte tronditur Rusinë derisa përgjegjësinë për sulmet e mori Shteti Islamik.

Deri më tani janë raportuar mbi 100 të plagosur. /Telegrafi/