Një sulm vdekjeprurës ndodhi të premten në Moskë të Rusisë, përkatësisht në sallën më të madhe koncerteve në kryeqytetin rus, duke humbur jetën mbi 60 persona.
Salla e cila njihet sikurse Crocus City Hall ka qenë nikoqire e disa figurave të famshme që nga hapja në vitin 2009, duke përfshirë edhe ish-presidentin Donald Trump kur solli konkursin e tij të bukurisë në vitin 2013, konkursi tejet i njohur Miss Universe, shkruan BBC.
Trump në atë kohë tha se kishte ftuar presidentin rus Vladimir Putin në event, por udhëheqësi rus nuk u paraqit fare.
Eventi u ndërtua nga zhvilluesi i pronave nga Azerbajxhani, Aras Agalarov dhe nga djali i tij, Emin Agalarov, i cili është gjithashtu një këngëtar.
Menjëherë pas konkursit të vitit 2013, Trump u shfaq në një nga videoklipet e Eminit.
Kujtojmë, se sulmi i djeshëm në sallën Crocus City Hall kishte tronditur Rusinë derisa përgjegjësinë për sulmet e mori Shteti Islamik.
Deri më tani janë raportuar mbi 100 të plagosur. /Telegrafi/