Presidenti amerikan Donald Trump sërish është gjendur në qendër të kritikave për shkak të gafit të tij më të ri. Gjatë të shtunës ai i ka dhuruar medaljen ‘zemra ngjyrë vjollcë’, oficerit Alvaro Barientos.
“Kur dëgjova për këtë rast, desha ta bëjë këtë”, ka deklaruar Trump, transmeton Telegrafi.
Më pas ia kishte vënë zemrën ngjyrë vjollcë ushtarakut amerikan, duke i thënë “urime”.
Kjo medalje iu ndahet pjesëtarë të ushtrisë që janë plagosur apo vrarë në luftë, shkruan slate.com.
Por në rrjetet sociale menjëherë kanë filluar të qarkullojnë komente, ku kritikohen fjalët e presidentit i cili ia kishte drejtuar njeriut që i kishte mbijetuar sulmit në Afganistan, ku si pasojë i është amputuar këmba.
Një përdoruese në Tëitter ka shkruar: “Oh zot. Beso, askush nuk tregon të fitojë zemrën ngjyrë vjollcë”.
Një komentues tjetër kishte shkruar: “Urime, sikur zemra ngjyrë vjollcë të ishte një shpërblim”.
Por komenti që u kishte rënë më së shumti në sy përdoruesve të rrjeteve sociale ishte: “Nuk urohet një ushtar që është plagosur, por falënderohet për kontributin e dhënë”. /Telegrafi/
Pres. Trump awards Purple Heart to Army Sgt. Alvaro Barrientos, who was recently wounded in Afghanistan https://t.co/Xucpktr8ji pic.twitter.com/RhZaQbugwY
— ABC News (@ABC) April 22, 2017