Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar me homologun e tij rus Vladimir Putin një takim të dytë, të pazbuluar më parë në samitin e G20 të këtij muaji në Gjermani.
Ata biseduan pas një takimi zyrtar, por Shtëpia e Bardhë nuk ka zbuluar detajet e asaj që është diskutuar.
Presidenti Trump hodhi poshtë raportimet e një “darke të fshehtë”, duke i quajtur ato si “lajme të rreme”.
Marrëdhënia e dy udhëheqësve është nën shqyrtim të thellë mes akuzave për bashkëpunim mes Rusisë dhe fushatës së Trump.
Inteligjenca amerikane beson se Rusia e ndihmoi Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, gjë e cila është mohuar nga Rusia. Trump ka hedhur poshtë çdo marrëveshje.
Takimi i dytë ndodhi gjatë një darke private të krerëve të shteteve në samitin e G20 në Hamburg.
Presidenti amerikan ishte i vetëm dhe Putin ishte i shoqëruar vetëm nga përkthyesi i tij zyrtar, shkruajnë mediat amerikane duke thënë se takimi zgjati një orë.
Versioni i vetëm i asaj që u diskutua iu dha zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë nga vetë Trump, pasi nuk kishte zyrtarë të tjerë të SHBA-së prezent. KP/Telegrafi/