Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe zëvendëspresidenti Mike Pence, sot vizituan një kamp ku gjenden qytetarët e Floridës, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar nga uragani Irma.
Presidenti Trump dhe zëvendëspresidenti Pence gjatë vizitës në kamp, qytetarëve u kanë shpërndarë sandviç, të cilët kanë lëshuar shtëpitë e tyre, që tani më janë të shkatërruara, për shkak të rrezikut nga uragani irma.
Në qytetin e shkatërruar plotësisht nga uragani, qëndroi edhe zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump.