Site icon Telegrafi

Trump dhe Moon bashkëpunim më të ngushtë për Korenë e Veriut

Presidenti i ri i Koresë së Jugut, Moon Jae-In dhe homologu i tij amerikan, Donald Trump, ranë dakort për një bashkëpunim më të ngushtë për dosjen bërthamore të Koresë së Veriut.

”Gjatë bisedës së parë telefonike ditën e emërimit të Moon, të dy krerët e shteteve ranë dakort të bashkëpunojnë ngushtësisht për të zgjidhur problemet që lidhen me sigurinë në Gadishullin Korean, përfshirë ambiciet bërthamore të Koresë së Veriut”, sqaroi presidenca koreano-jugore në një deklaratë.

Exit mobile version