Lideri koreano-verior Kim Jong-Un dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump premtuan se do të takohen përsëri pavarësisht rezultatit të samitit në Hanoi.
Udhëheqësit kanë rënë dakord të vazhdojnë diskutimin për përmirësim të rëndësishëm të lidhjeve mes tyre, duke vlerësuar samitin e tyre të dytë një mundësi “të mirë” për të nxitur besimin dhe për të forcuar marrëdhëniet, duke premtuar të takohen përsëri për diskutime më produktive.
Në bisedën e tyre nuk përmendet marrëveshja e dështuar, por përsëritet angazhimi për “kontakte të ngushta për denuklearizimin e gadishullit dhe zhvillimin epokal të marrëdhënieve SHBA-Korenë e Veriut në të ardhmen”. /kp/Telegrafi/