Telegrafi

Trump dhe Hillary i “këndojnë” njëri-tjetrit (Video)

Debati i dytë ndërmjet kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump dhe kandidates demokrate Hillary Clinton, u karakterizua me situata të ndryshme, nga ato me tensione deri tek ato relaksuese.

Ndër momentet që u përfol më së shumti, përcjell Telegrafi, ishte edhe ai kur një gazetar u shtroi atyre një pyetje që kishte të bënte me atë nëse ata vlerësojnë diçka pozitive tek njëri-tjetri.

Derisa Clinton vlerësoi fëmijët e Trumpit, ky i dyti tha se Clinton është një tip që nuk dorëzohet.

Gjithsesi, përdoruesit e internetit nuk kanë lënë anash edhe “manipulimet” me programe kompjuterike.

Njëri prej tyre, ka bërë një video, në të cilën shihen dy kandidatët duke “i kënduar” njëri tjetrit, në shoqërimin e këngës “The Time Of My Life” nga filmi “Dirty Dancing”. /Telegrafi/