Telegrafi

Trump dhe Biden rezultojnë negativ për coronavirus para debatit të tyre të fundit

Donald Trump ka rezultuar negativ për coronavirus para debatit presidencial.

Kandidati republikan, Trump ka kryer një testim për virusin dhe u konstatua se nuk është i infektuar, raporton reuters.

Presidenti amerikan do të ballafaqohet me kandidatin demokrat, Joe Biden, në debatin e fundit televiziv gjatë orëve të para të ditës së nesërme (rreth orës 04:00, sipas kohës sonë lokale), transmeton Telegrafi.

Edhe Biden është testuar për COVID-19 para ballafaqimit televiziv, ku ka rezultuar negativ dhe është i gatshëm për debatin në Tenesi.

Kujtojmë se Trumpi u shtrua në spital javë më parë pasi që ishte infektuar me virus disa ditë pas debatit të parë me Bidenin.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë dhe Trumpi kanë refuzuar vazhdimisht të thonë kur presidenti u testua për herë të fundit negativ. /Telegrafi/