Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp, ndau sanduiçe dhe zëvendëspresidenti Mike Pens banane në një vend kampimi ku banorët e Floridës u vendosën pas dëmeve të shkaktuara nga Uragani Irma.
Dhe në këtë ngjarje ka qenë një skenë interesante ajo që kanë vënë në pah mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Bëhet fjalë për momentin kur një burrë mori “ndihmë të dyfishtë” pas një fatkeqësie të madhe dhe arsyeja ishte në bluzën e tij.
Pasi iu afrua Trump-it, presidenti amerikan i tha atij të kthehej kah mediat për ta kapur atë, sepse ai mbante një bluzë me fytyrën e tij.
“Merrni një tjetër! Ju keni veshur një bluzë të mirë! Merrni dy”, i thotë Trump atij. /Telegrafi/