Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump mendon të caktojë një grua në krye të Partisë Republikane, ndërsa SHBA-të do t’i përfaqësojë në OKB një njeri që nuk e fsheh se ai është homoseksual.
Siç raporton AP, Donald Trump në këtë mënyrë pretendon të sjellë në këtë mënyrë diversitet në ekipin tij, raporton KosovaPress.
Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara mendon se ambasadori i ri amerikan në OKB do të jetë Richard Gren dhe ai mund të bëhet i pari person homoseksual që përfaqëson politikën amerikane jashtë vendit.
Trump mendon që në krye të republikanëve të sjell Chair Ronna Romney McDaniel dhe në rast se ajo zgjidhet do të jetë gruaja e parë që udhëheq Partinë Republikane.
Këto veprime shihen si përpjekje të Trumpit për të zbutur qëndrimet e ashpra kundër tij nga komunitetet e ndryshme, që po protestojnë që nga dita kur është bërë e ditur fitorja e tij, pasi besohet se gratë kanë qenë mbështestët kryesore të kandidates demokrate Hillary Clinton, kurse gjatë fushatës, ai ka pasur edhe akuza kundër grupeve të ndryshme të shoqërisë amerikane.