Telegrafi

Trump dënohet me 83 milionë dollarë për shpifje – por a do t’i merr paratë koluminstja?

Donald Trump, i dënuar për shpifje të një kolumnisteje, duhet t’i paguajë asaj 83 milionë dollarë.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është dënuar për shpifje të kolumnistes E. Jean Carroll, së cilës duhet t’i paguajë dëmshpërblim në shumën 83.3 milionë dollarë, gjë që është tetë herë më shumë se sa ajo kërkonte në padinë e saj.

Por, a do t’i shohë ndonjëherë paratë Carroll?

Ka ende një rrugë të gjatë përpara se ajo t’i sheh paratë, raporton cnn.

Lexo po ashtu Trump dënohet 83 milionë dollarë për shpifje ndaj koluminstes

Vitin e kaluar, juria në gjykimin e parë për shpifje vendosi që Carrollit i takon një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh – duke përfshirë gati tre milionë dollarë për shpifje – pasi zbuloi se Trumpi abuzoi seksualisht me Carrollin dhe më pas shpifi ndaj saj në vitin 2022, kur ai i mohoi akuzat dhe e përçmoi.

Ai vendim është ende duke u apeluar dhe Trumpi brenda disa minutave nga vendimi i së premtes deklaroi se do të apelojë vendimin.

“Absolutisht qesharake! Nuk jam plotësisht dakord me të dy vendimet dhe do të apeloj”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.

Lexo po ashtu Pas dënimit prej 83 milionë dollarëve, reagon Trump: Absolutisht qesharake, do ta apelojë këtë gjueti shtrigash të Bidenit

Trump la mënjanë 5.5 milionë dollarë në një llogari të kontrolluar nga gjykata vitin e kaluar në një hap drejt përmbushjes së vendimit nga padia për shpifje, megjithëse, Carroll nuk do të kishte qasje në fondet derisa të kryhen të gjitha proceset gjyqësore, duke përfshirë potencialisht apelimin e vendimit në Gjykatën e Lartë të SHBA-së.

Apelimet dhe vonesat e pafundme janë një taktikë e njohur për Trumpin, i cili tashmë ka apeluar gjithashtu vendimin e një gjyqtari të shtetit nju-jorkez se ai ishte përgjegjës për mashtrim – dhe po përgatitet të apelojë vendimin në rastin e mashtrimit civil të Prokurorit të Përgjithshëm të New Yorkut. /Telegrafi/