Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbajtur tubimin e parë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale amerkane.
Ngjarja në Georgia vjen përpara zgjedhjeve kryesore të balotazhit të Senatit në muajin janar, të cilat do të vendosin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, raporton bbc.
President @realDonaldTrump: On January 5th, you must defeat Ossoff and Warnock and send @PerdueSenate and @KLoeffler back to the Senate pic.twitter.com/KlbY4Xhold
— Team Trump (Text TRUMP to 88022) (@TeamTrump) December 6, 2020
Joe Biden është kandidati i parë demokrat që ka fituar zgjedhjet në këtë shtet që nga viti 1992, transmeton Telegrafi.
Trump ka refuzuar vazhdimisht të pranojë humbjen dhe ka bërë pretendime të shumta të pabazuara për mashtrim të votuesve.
Përpara tubimit, ai kritikoi guvernatorin republikan të Georgjias, duke pohuar se ka përmbysur rezultatin në favor të Bidenit.
Gjatë fjalimit, megjithatë, presidenti dukej se e pranoi humbjen, duke pretenduar se politika e jashtme mund të ndryshonin nën presidentin e zgjedhur demokrat. Sipas kushtetutës amerikane, Biden do të marrë detyrën më 20 janar pavarësisht nëse Trumpi e pranon humbjen.
Biden fitoi zgjedhjet presidenciale me 306 vota në kolegjin elektoral – sistemin që SHBA përdor për të zgjedhur një president – me 232 të Trumpit. Kolegji do të mblidhet më 14 dhjetor për të zyrtarizuar rezultatin. /Telegrafi/
https://twitter.com/mikehahn_/status/1335376405031432194