Site icon Telegrafi

Trump deklaron se do të publikojë detaje për të mbështetur teorinë për “origjinën e coronavirusit nga laboratori në Wuhan”

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se do të publikojë detaje për të mbështetur teorinë se coronavirusi është “liruar” nga një laborator në qytetin Wuhan të Kinës, ku edhe filloi pandemia.

“Ne do të raportojmë shumë shpejtë për këtë çështje”, tha presidenti të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Rastet e hershme të virusit ishin të lidhura nga një treg në Wuhan në fund të vitit të kaluar, dhe kreu i inteligjencës kombëtare amerikane, ke hedhur poshtë teoritë e komplotit se virusi u prodhua për t’u përdorur si armë.

Ndërkaq informacionet e publikuara nga “Washington Post” zbuluan se diplomatët i kishin dërguar dy paralajmërime në qytetin e Washington, në lidhje me organizatën kërkimore kineze, për shkak të frikës se hulumtimi i këtij instituti për coronaviruset e lakuriqëve mund të rrezikonte një pandemi të re si SARS.

Ndryshe Kina deri më tani ka kundërshtuar idenë dhe ka kritikuar reagimin e SHBA-së ndaj krizës së pandemisë.

Lidhur me këtë rast Anthony Fauci, eksperti më i njohur amerikan për sëmundje infektive dhe njëherit anëtari i grupit punues në luftën kundër coronavirusit pranë zyrës së presidentit Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka asnjë bazë shkencore, se coronavirusi është krijuar në një laborator kinez ose të “ketë shpërthyer” nga laboratori./Telegrafi/

Exit mobile version