Presidenti i SHBA, Donal Trump i tha Wall Street Journal të hënën se është e mundur që Shtetet e Bashkuara do të aplikojnë tarifa të reja për produktet e teknologjisë konsumatore të prodhuara nga Kina, si iPhone. Tarifa e re mund të jetë 10% ose 25%, tha presidenti.
Komentet e tij vijnë katër ditë para se të takohet me udhëheqësin kinez Xi Jinping për bisedimet tregtare.
Trump i kishte premtuar drejtorit të Apple, Tim Cook, se nuk do të vendoste tarifa për produktet e Apple, njoftoi New York Times në qershor dhe pajisjet e Apple humben raundin e parë të tarifave të aplikuara nga administrata Trump në shtator, por fati i kompanisë mund të mos zgjas.
Nëse iPhone do të jetë subjekt i një tarife 10% -25%, konsumatorët do të mbanin shumicën e kostos shtesë. Dhe Apple tashmë e ka shfrytëzuar mundësinë në çmimet (e larta) të iPhone-ve të tyre. iPhone përbën rreth 60% të të ardhurave të Apple.
Produkte të tjera të Apple të prodhuara në Kinë, si AirPods, MacBook Pro, iPad dhe Apple Watch, gjithashtu mund të jenë subjekt i tarifave të reja.
Aksionet e Apple ranë 1.8%, disa orë pas komenteve të Trump. /Telegrafi/