Site icon Telegrafi

Trump me deklaratë të çuditshme: Harris nuk ishte person me ngjyrë, ajo shkoi dhe u bë ashtu – papritur

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump pretendoi në mënyrë të rreme të mërkurën se kandidatja demokrate për presidente në vitin 2024, zëvendëspresidentja Kamala Harris, “u bë persona me ngjyrë” disa vite më parë pasi “papritur bëri kthesë” në identitetin e saj.

Komentet e 78-vjeçarit, në një mbledhje me gazetarët me ngjyrë, erdhën kur një intervistues pyeti pse votuesit me ngjyrë duhet të mbështetin një kandidat që vazhdimisht ka sulmuar në baza raciste rivalët politikë. Trump u përgjigj duke vënë në pikëpyetje trashëgiminë e Harrisit.

“Ajo ishte gjithmonë me origjinë indiane dhe vetëm ka promovuar trashëgiminë indiane. Nuk e dija që ajo ishte me ngjyrë deri disa vite më parë, kur rastësisht u bë me ngjyrë dhe tani ajo dëshiron të njihet si person me ngjyrë. Pra, nuk e di, a është ajo indiane apo person me ngjyrë”, tha kandidati republikan për president, raporton cnn.

“Unë e respektoj njërën, por ajo padyshim që nuk e bën, sepse ishte indiane gjatë gjithë rrugës dhe pastaj krejt papritur ajo bëri një kthesë dhe shkoi u bë person me ngjyrë”, tha ai dhe shtoi se “unë mendoj se dikush duhet ta analizojë këtë”.

Trumpi edhe në të kaluarën ka pasur sulme të ngjashme ndaj rivalëve politikë me ngjyrë – duke përfshirë edhe teorinë e rreme dhe raciste se ish-presidenti, Barack Obama nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara.

Lexo po ashtu Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Nëna e Harrisit ishte indiane dhe babai i saj është xhamajkan; të dy emigruan në Shtetet e Bashkuara.

Harris ka lindur në Oakland, Kaliforni dhe ndoqi studimet në Universitetin Howard, në Uashington, D.C.

Ajo është zëvendëspresidentja e parë grua, e para me ngjyrë dhe e para me origjinë nga Azia Jugore. /Telegrafi/

Exit mobile version