Site icon Telegrafi

Trump: Clinton kandidatja më e korruptuar e të gjitha kohërave

Kandidati republikan i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump shkaktoi indinjatën e qytetarëve pas një postimi në Twitter duke drejtuar një sërë akuzash kundër kundërshtares së tij demokrate, Hillary Clinton për korrupsion me shfaqjen e një ylli me gjashtë cepa.

Ky yll, i konsideruar si një simbol hebre që njihet me emrin e yllit të Davidit por i përdorur gjithashtu në Francë për masonërinë, figuron në ngjyrë të kuqe në këtë postin në Twitter që përfaqëson Clinton. Ylli i vendosur mbi një grumbull kartmonedhash 100 dollarëshe, mban mbishkrimin “Kandidatja më e Korruptuar e të gjitha kohërave!”.

Shumë e kanë interpretuar këtë sekuencë si një deklaratë antisemite që lidhet me stereotipin që bashkon hebrenjtë me paratë.

Postimi në Twiteer u fshi menjëherë duke u zëvendësuar me një pamje të re ku slogani kundër Hillary Clinton figuron mbi një rreth të kuq e jo më mbi një yll që ngre një sërë polemikash. /kp/

Exit mobile version