Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se guvernatori i Georgias, Brian Kemp, refuzon të verifikojë nënshkrimet e votuesve që votuan në zgjedhjet presidenciale.
Trump shkroi në rrjetet sociale se “Guvernatori Republikan i Georgias refuzon të verifikojë nënshkrimet dhe kjo do të na sillte një fitore të lehtë. Çfarë nuk shkon me këtë djalë? Çfarë po fsheh?”.
Dy ditë më parë, Trump pretendoi se do ta “pushtonte me lehtësi dhe shpejt” Georgian nëse autoritetet lokale do të lejonin verifikimin e nënshkrimeve të votuesve në zarfat, në të cilët fletët e votimit u dërguan me postë, transmeton Telegrafi.
Ai deklaroi se verifikimi i nënshkrimeve sigurisht që “do të tregonte devijime të mëdha”.
Georgia është një nga gjashtë shtetet në të cilat selia zgjedhore e republikanit ngriti një proces gjyqësor në gjykatën e shtetit, duke kërkuar anulimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 3 nëntor, për shkak, siç tregojnë ata, të mashtrimit të përhapur.
Të enjten, ekipi i presidentit paraqiti video prova të mashtrimit të zgjedhjeve, të cilat pretendohet se tregojnë një valixhe plot me fletëvotime të nxjerra nga poshtë tryezës kur vëzhguesit republikanë dhe gazetarët u hoqën nga qendra e votimit. /Telegrafi/
The Republican Governor of Georgia refuses to do signature verification, which would give us an easy win. What’s wrong with this guy? What is he hiding?
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 7, 2020