Telegrafi

Trump: Çështja ruse një histori e rreme

Presidenti amerikan, Donald Trump e cilësoi sot si “histori të rreme” një bashkëpunim të mundshëm mes bashkëpunëtorëve të tij dhe Moskës zyrtare, ndërkohë që prokurori special i ngarkuar për hetimin e çështjes ruse kërkon të dijë, sipas disa mediave, nëse presidenti amerikan ka penguar drejtësinë.

“Ata kanë prodhuar një bashkëpunim të rremë me historinë ruse, ata nuk kanë gjetur asnjë provë dhe tashmë ata përdorin pengesat në drejtësi për këtë histori të rreme. E letshme”, shkruan Trump në rrjetin social Twitter.

“Prokurori i pavarur, Robert Mueller, ish-shef i FBI, i cili po drejton hetimin për ndërhyrjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane, po heton mbi një pengim të mundshëm të drejtësisë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump”, njoftoi gazeta amerikane ”Washington Post” dje në mbrëmje.