Telegrafi

Trump: Bota ka ndryshuar për një vit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, një vit pasi kritikoi ashpër udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un në Kombet e Bashkuara duke e quajtur “një raketë në mision vetëvrasës”, sot tha se bota ka ndryshuar për këtë kohë.

“Bota ishte e ndryshme, ishte një kohë e rrezikshme. Ka kaluar një vit, kohërat kanë ndryshuar shumë,” tha Trump, para së gjithash duke menduar për Kim Jong-un.

Ai shtoi se sekretari i shtetit, Mike Pompeo, po përgatit takimin e dytë Trump – Kim Jong-un “shumë shpejt”, transmeton AP.

Trump sot në Kombet e Bashkuara do të bisedojë me presidentin e Koresë Jugore, Mun Jae in, ku do të flitet për takimin e dy Koreve javën e kaluar. /kp/Telegrafi/