Telegrafi

Trump i “blinduar” në Konventën Kombëtare Republikane, e ruajnë dhjetëra truproja

Donald Trump është futur në sallën ku po mbahej Konventa Kombëtare Republikane me dhjetëra truproja që pothuajse e kishin rrethuar në të gjitha anët, pas tentimvrasjes së të shtunës në Pensilvani.

Kandidati i Republikanëve për president të SHBA-ve u përshëndet nga turma në Milwaukee, duke e mbajtur grushtin e tij të ngritur lart.

Ai madje u pa me veshin e fashuar, pasi u godit me një plumb nga 20-vjeçari që tentoi ta vret të shtunën pasdite, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Qëndroi e ulur dhe ruajti gjakftohtësinë sikur të mos kishte ndodhur sulmi ndaj Trumpit – pamjet e gruas me sjellje të çuditshme bëhen virale

Ai ishte i rrethuar nga truprojat, sa që pothuajse as edhe një mbështetës i tij nuk kishte gjasa t’i afrohej derisa po futej në sallë.

Në po atë Konventë, Trump zgjodhi nominoi senatorin e Ohios, JD Vance për postin e zëvendëspresidentit, pavarësisht se ai dikur e kishte krahasuar ish-presidentin amerikan me Adolf Hitlerin. /Telegrafi/