Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Donald Trump ka biseduar me udhëheqësit e Kinës dhe Japonisë dhe riafrimoi angazhimet e tyre të përbashkëta për të trajtuar kërcënimin që paraqet Koreja e Veriut.
Shtëpia e Bardhë tha se Trump ka biseduar me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, dhe me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
“Koreja e Veriut dhe programi i saj bërthamor kanë qenë pjesë e diskutimeve me të dy liderët”, tha Shtëpia e Bardhë.
Trump do të takojë liderin japonez dhe atë kinez në samitin e G20-ës (grupit të vendeve më të industrializuara) që mbahet këtë javë në Hamburg të Gjermanisë, transmeton Rel.
Koreja e Veriut ka kryer dy prova bërthamore, ndërsa ka lëshuar disa raketa balistike.
Ajo thotë se po bën përpjekje të zhvillojë një raketë – të aftë për të hedhur kokë bërthamore në SHBA.