Site icon Telegrafi

Trump bisedë telefonike me Stoltenberg

Njoftohet se Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kryer një bisedë telefonike me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë theksohet se Trump dhe Stoltenberg kanë biseduar për mbështetjen që Washingtoni i ofron NATO-s dhe se çfarë mund të bëjnë që anëtarët e tjerë të Aleancës t’i përmbahen angazhimeve për shpenzimet e mbrojtjes.

Në deklaratë ndër të tjera theksohet se “Gjithashtu palët kanë biseduar për potencialin e një zgjidhjeje paqësore për konfliktin në kufi të Ukrainës. Janë dakorduar për vazhdimësinë e bashkëpunimit dhe kontakteve të ngushta për të gjitha problemet e sigurisë me të cilat përballet NATO. Presidenti Trump ka pranuar që të marrë pjesë në samitin e liderëve të NATO-s i cili do të mbahet në muajin maj në Evropë”.

Gjithashtu vihet në dukje se presidenti Trump ka kryer edhe një bisedë telefonike me Kryeministrin e Zelandës së Re, Bill Englishraporton Anadolu Agency.

Në deklaratë theksohet se dy liderët janë dakorduar për vazhdimësinë e aleancës dhe të miqësisë së ngushtë mes dy vendeve. Më tej shtohet se presidenti Trump i ka ripërsëritur liderit të Zelandës së Re qëndrimin se SHBA-të do të vazhdojnë angazhimet që kanë me Azinë.

Exit mobile version