Telegrafi

Trump-Biden, debati i dytë presidencial do të jetë virtual

Debati i dytë presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet virtualisht, njoftoi Komisioni për Debatet Presidenciale të enjten në mëngjes pas daljes pozitiv në testin për coronavirus të presidentit Donald Trump.

“Debati i dytë presidencial do të marrë formën e një takimi në të cilin kandidatët do të merrnin pjesë nga vende të veçanta të largëta”, tha komisioni në një deklaratë, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, debati i dytë është planifikuar të mbahet në 15 tetor.

Ndryshe, nënpresidenti Mike Pence dhe e nominuara për nënpresident të Demokratëve, Kamala Harris, debatuan personalisht të mërkurën në mbrëmje, megjithëse u ndanë nga një ndarje me pleksiglas. /Telegrafi/