Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, ka bërë thirrje për unitet kombëtar në adresimin e tij për shënuar festën e Falënderimeve.
Ka ardhur koha, tha ai, “që t’i shërojmë ndarjet tona”, por shtoi se “tensionet thjesht nuk shërohen brenda natës”, shkruan mediat amerikane.
Më parë ai njoftoi për emërimin e dy grave në kabinetin e tij, dy prej të cilëve kanë qenë shumë kritike ndaj tij gjatë fushatës presidenciale, transmeton KosovaPress.
Në fjalimin e tij në Ditën e Falënderimeve, Trump pranoi se ka ende hidhërim edhe pas fushatës zgjedhore.
“Kjo nuk kalon shpejt, për fat të keq, por kemi para nesh një mundësi për të bërë historinë së bashku për të sjellë ndryshim të vërtetë në Washington, sigurinë në qytetet tona”, u shpreh Trump.