Presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë thirrje për shtyrje të datës së zgjedhjeve presidenciale që parashihen të mbahen në nëntor, shkruan BBC.
Si arsye për këtë veprim Trump ka përmendur mundësinë për mashtrime, nëse zgjedhjet zhvillohen përmes postës, transmeton Telegrafi.
E pasi që nuk ka fuqi ekzekutive për një miratim të tillë – më saktësisht për shtyrjen e zgjedhjeve të nëntorit, atij do t’i duhet që një thirrje të tillë t’ia bëjë Kongresit amerikan.
E një propozim të tillë e ka publikuar në profilin e tij në Twitter, ku siç raporton CNN, nuk ka dëshmi siç thotë Trump se mund të vie deri të një mashtrim i tillë. /Telegrafi/
With Universal Mail-In Voting (not Absentee Voting, which is good), 2020 will be the most INACCURATE & FRAUDULENT Election in history. It will be a great embarrassment to the USA. Delay the Election until people can properly, securely and safely vote???
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 30, 2020