Site icon Telegrafi

Trump i bën thirrje Bidenit të ‘japë dorëheqje’ pas zhvillimeve të fundit në Afganistan

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje që Joe Biden të japë dorëheqjen pas marrjes së kontrollit dhe pushtetit në Afganistan të talebanëve – duke e përshkruar situatën aktuale si një “turp”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një deklaratë, ish-presidenti shkroi: “Ajo që Joe Biden ka bërë me Afganistanin është legjendare. Do të jetë si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane!”.

Lexo po ashtu Zëdhënësi i talebanëve telefonon gazetaren e BBC-së derisa ajo ishte në transmetim të drejtpërdrejtë - ja çfarë thotë ai

Megjithatë, vë në pah SkyNews, Trump është kritikuar ashpër për situatën në Afganistan pasi ishte administrata e tij ajo që mori vendimin për të tërhequr trupat dhe që bëri një marrëveshje me talebanët në këmbim të garancive të sigurisë.

Administrata Trump ra dakord për marrëveshjen me talebanët në shkurt 2020.

Ndryshe, Afganistani është bërë kryelajm i mediave botërore, kjo për faktin se talibanët kanë marrë nën kontroll kryeqytetin – Kabulin, duke e rrethuar nga të gjitha anët.

Lexo po ashtu U lirua nga burgu me kërkesë të SHBA-së – kush është talebani Abdul Ghani Baradar, ‘fituesi i padiskutueshëm’ i luftës 20-vjeçare në Afganistan?

E kjo bëri që shumë diplomatë dhe punonjës të ambasadave të huaja të fillojnë procesin e evakuimit, nga frika se mund ta pësojnë me jetë.

Në momentin që ata kanë shpallur fitoren në këtë qytet, presidenti i këtij vendi Ashraf Ghani është larguar nga vendi së bashku me kabinetin e tij – duke ia mësyrë Taxhikistanit. /Telegrafi/

Exit mobile version