Telegrafi

Trump befasoi dasmorët e dasmës së organizuar me temën MAGA

Nicole dhe TJ që janë përkrahës të presidentit Donal Trump, vendosën të organizonin dasmën e tyre me temën MAGA – shkurtesa e motos Make America God Again, apo të bëhet Amerika sërish e mirë.

Të gjithë po kënaqeshin në atë lokal që ndodhet në New Jersey, kur u befasuan nga njeriu që kishin gjithnjë në mendje dhe brohorisnin kur ia dëgjonin fjalimet, transmeton Telegrafi.

Mësohet se Trump ishte në një prej pronave të tij ku luhet golf dhe dëgjoi për temën e dasmës që zhvillohej në afërsi, andaj nuk hezitoi të bënte një vizitë të shkurtër.

Të porsamartuarit nuk ndalonin së përqafuari presidentin, derisa i kërkuan t’ju bashkëngjitej, mirëpo Trump u largua sapo t’i ketë dhënë për ta urimet më të mira. /Telegrafi/