Site icon Telegrafi

Trump-Apple: Zhvendoseni prodhimin në SHBA në vend të Kinës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i bëri thirrje Apple që të ndërtojë produktet në vend, për të shmangur tarifat në importet kineze, pas paralajmërimit të gjigantit të teknologjisë se do të rrisë çmimet për konsumatorët.

Kompania u vu në shënjestër Trump pas komenteve të tij se prodhuesi i iPhone nuk ka imunitet ndaj kërcënimeve politike që përballet Silicon Valley. Ai kërcënoi se do të shtojë tarifat ndaj Kinës, duke prekur thuajse të gjithë mallrat e importuara nga vendi, përfshirë iPhone dhe iPads, që i kanë shpëtuar deri më tani tarifave dhe disa prej pajisjeve më popullorë të Apple, përfshirë orën dhe AirPods, do të goditen nga tarifat prej 25 për qind, përcjell Telegrafi.

Nëpërmjet një letre drejtuar përfaqësuesve të tregtisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Apple paralajmëroi se tarifat do të rrisin koston e operacioneve në vend dhe do ta vendosin kompaninë në disavantazh ndaj rivalëve të huaj, duke shtuar se këto kosto shtesë do të kalojnë te konsumatorët, nëpërmjet rritjes së çmimit të produkteve.

Presidenti Trump nuk tregoi simpati për Apple dhe i bëri thirrje kompanisë që të zhvendosë fabrikat në vend.

“Çmimet e Apple mund të rriten për shkak të tarifave në Kinë. Megjithatë ka një zgjidhje tejet të thjeshtë me zero taksa. Zhvendoseni prodhimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vend të Kinës. Nisni ndërtimin e fabrikave”, tha Trump. /Telegrafi/

Exit mobile version