Site icon Telegrafi

Trump anuloi konferencat për shtyp dhe akuzoi gazetarët se po shpërndajnë gënjeshtra, pas pretendimeve kontroverse për trajtimin e coronavirusit me dezinfektues

Presidenti Donald Trump, ka deklaruar se konferencat nga Shtëpia e Bardhë nuk ia ‘vlejnë për kohën dhe përpjekjet’ sepse ‘mediet nuk pyesin asgjë përveç pyetjeve armiqësore’.

Duke i akuzuar gazetarët se po shpërndajnë gënjeshtra dhe lajme të rreme, Trump i anuloi konferencat për shtyp që i zhvillon në baza ditore, transmeton Telegrafi.

“Ku është qëllimi i zhvillimit të një konference në Shtëpinë e Bardhë, kur mediet bëjnë vetëm pyetje armiqësore dhe refuzojnë të raportojnë të vërtetën dhe faktet e sakta.  Ata marrin vlerësime rekorde, deri populli nuk merr asgjë tjetër përveç lajmeve të rrejshme”, ka shkruar Trump në Twitter.

Meqenëse janë anuluar mitingjet parazgjedhore, Trump e ka shfrytëzuar kohën që të bëjë paraqitje televizive gjatë orëve të pasdites, ku zakonisht krenohej me arritjet e qeverisë së tij për zbutjen e pandemisë,por kjo nuk ndodhi edhe pasditen e djeshme.

Ky vendim, vjen pas kritikave të ashpra ndaj Trump, i cili ditë më parë bëri një pretendim kontrovers, se mund të injektohet dezinfektues në trupin e pacientëve, për trajtimin e coronavirusit. /Telegrafi/

Exit mobile version