Site icon Telegrafi

Trump ankohet se peshqirët e aeroplanit presidencial “Air Force One” nuk janë edhe ‘aq të butë’

Donald Trump është ankuar se peshqirët e duarve në aeroplanin presidencial Air Force One, nuk janë ‘mjaft të butë’, shkruan Huffington Post.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka dorëzuar këtë ankesë tek ndihmësit e tij, duke u thënë se peshqirët e duarve në aeroplanin personal që kushton miliona dollarë nuk janë edhe aq të butë, transmeton Telegrafi.

Që nga hyrja në zyrën ovale, Trump vazhdimisht është monitoruar me kujdes nga mediat amerikane, ku çdo lëvizje e tij është komentuar.

Por lajmi për ankesat rreth peshqirëve ka nxitur debate të ashpra tek shumë qytetarë amerikanë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version