Ish-presidenti amerikan, Donald Trump sot u ankua se mediat nuk e kanë përcjell siç duhet intervistën me CEO-në e Tesla dhe pronarin e platformës X, Elon Musk, të cilën e zhvilluan gjatë mbrëmjes së kaluar.
Ngjarja virtuale nisi pas një vonese prej më shumë se 40 minutash për shkak të vështirësive teknike, shkruan cnn.
“Kam kaluar 2 orë e gjysmë mbrëmë duke folur me Elonin, një djalë fantastik, duke marrë rekord shikimesh/hite të të gjitha kohërave dhe gjithçka që Fake News dëshiron të raportojë është se serverët u rrëzuan (për shkak të volumit të jashtëzakonshëm!) dhe shfaqja u hap pak me vonesë. Ajo që duhet të raportonin ishte numri i jashtëzakonshëm i njerëzve që po dëgjonin. Unë absolutisht e urrej median e lajmeve të rreme. Sa keq për vendin tonë!”, shkroi Trump në rrjetin personal social, Truth Social.
Trump po thotë se serverët u rrëzuan “për shkak të vëllimit të jashtëzakonshëm”, por Musk pretendoi se kishte sulme të jashtme që rrëzuan serverët e kompanisë. Është e paqartë se cili ishte problemi teknik.
“DDOS”, ose mohimi i shpërndarë i shërbimit, është një metodë e zakonshme sulmi në të cilën hakerët vërshojnë një faqe me trafik të rremë për të mposhtur sistemet e tij dhe përpiqen ta nxjerrin jashtë linje.
Megjithatë, herët të martën, Musk fajësoi gjithashtu gabimet e stafit të platformës X. Miliarderi nuk specifikoi se çfarë lloj gabimesh besonte se kanë bërë stafi X ose se si ka ndodhur një sulm DDOS.
Ndryshe, Musk disa herë ka pohuar se e mbështet Trumpin në garën për president të SHBA-së. /Telegrafi/